• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ibra dhe Maldini janë thelbësorë për mua”, Rafael Leao: 100% milanist, duam Ligën e Europës

15/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një gol fantastik dhe një paraqitje prej lideri nga ana e Rafael Leao dje në “Eden Park” të Pragës. Pikërisht portugezi ka folur edhe për mediat pas suksesit të djeshëm të “Djallit” në Republikën Çeke.fghfgh

Fitore dhe një gol shumë i bukur. Cilat janë emocionet?

Po, ishte bukur, është një goditje që e provoj gjithmonë në stërvitje dhe kam arritur të shënoj. Jam i kënaqur me kalimin e turit dhe me fitoren e bukur të ekipit tim. Më vjen mirë që ndihmova edhe unë.

Cili është objektivi tani?

Duam të avancojmë në Ligën e Evropës dhe të përpiqemi ta fitojmë atë, për vete dhe tifozët tanë. Nuk ishim të kënaqur me eleminimin nga Liga e Kampioneve, por tani ndjejmë që është momenti ynë dhe të gjithë jemi të emocionuar për të vazhduar këtë rrugëtim në Europë. Sigurisht, më parë duhet të mendojmë për Veronën.

Ndërkohë edhe tifozët po ju ndjekin ngado…

E them gjithmonë, ata janë forca jonë dhe na kanë qëndruar pranë edhe në transferta të tilla. Është bukur të kesh tifozë të tillë, edhe ne dhe mbi të gjitha luajmë për ta dhe për mbështetjen që na japin gjithmonë.

Si ndiheni me Piolin?

Siç them gjithmonë: është një person më shumë që më ndihmon. Në tre vitet e fundit ai e ka kuptuar më mirë se si të më ndihmojë që unë të bëj diferencë, kështu që ky moment i mirë është edhe falë tij.

Sa tifoz i Milanit ndiheni?

100 për qind, padyshim. Pata fatin të kisha Ibrën, një kampion që më ndihmoi: ai nuk më tregoi cilësitë që kam, por më bëri të kuptoj se çfarë është Milani. Ai dhe Maldini më ndihmuan të kuptoj se sa vlen ky klub. I kam parë kampionët e Milanit që kur isha fëmijë, por kur je këtu është një histori tjetër. Është krenari të luaj për këtë fanellë dhe jam i lumtur që jam pjesë e Milanit.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Djali i Cristiano Ronaldos pjesë e një aksidenti me makinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.