• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibra pranë akordit si drejtues te Milani, ja çfarë roli do të ketë suedezi

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndalesa e kombëtareve përbën periudhën në të cilën Milani duhet të njoftojë rikthimin e tretë të Zlatan Ibrahimoviçit. Këtë herë me rol drejtuesi. Me kalimin e ditëve, ka marrë gjithnjë e më shumë përmbajtje një detyrë që do të kishte lidhje të drejtpërdrejtë me pronarët e klubit.

furlani ibra pioli

Më saktësisht, te figura e Kardinales. Një lloj konsulenti personal, një këshilltar i numrit një të “RedBird”-it. Në fakt, suedezi thuhet se u ka thënë pronarëve dhe drejtuesve të tjerë se ai nuk donte të kishte një rol “të pastër” terreni.

Me fjalë të tjera, Zlatani nuk ka ndërmend t’i kalojë ditët e tij në “Milanello”, duke e ndarë kohën mes stolave buzë fushës, dhomave të zhveshjes dhe bisedave me lojtarët. Ose më mirë: edhe kjo do të ishte, sigurisht, por nuk duhet të jetë veprimtaria e tij ekskluzive.

Për ata që e njohin mirë, Ibra mësohet të ketë thënë se dëshiron të ndryshojë llojin e jetës në futboll, duke e bërë diçka të ndryshme nga ajo që ka përjetuar për shumë vite. Ish-sulmuesi do donte të mësonte se si të krijonte një karrierë “ndërkombëtare” të gjerë, dhe jo vetëm brenda kufijve të Milanit.

Nga këtu deri në shqyrtimin e idesë për të vepruar si konsulent për Kardinalen, është një hap i shkurtër. Në realitet, një rol ende për t’u përcaktuar për sa i përket titullit dhe fushëveprimit, por ky është orientimi që ka Ibra.

Gjithashtu sepse klubi ka përsëritur disa herë se suedezi nuk do të ketë rol strikt në aspektin veçanërisht menaxherial brenda organogramës së Milanit. Deri më tani bisedimet kanë qenë shumë pozitive, detajet për t’u perfeksionuar, njoftimi jo i afërt, por të paktën akordi është pranë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA-s i “vjen keq” për Serbinë, vendos t’ia ulë dënimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.