• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibra sjell të besuarin e tij te kuqezinjtë

10/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale i ka lënë dorë të lirë ish-sulmuesit kuqezi, Zlatan Ibrahimoviç dhe ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar bordin drejtues të skuadrës.

Kështu media në Itali raporton se Ibra ka vendosur të sjellë në zyrat e Milanit Jovan Kirovskin, ish- drejtuesit e Los Angeles Galaxy, i cili bëri të mundur transferimin e sulmuesit suedez nga Manchester United te klubi i MLS-së në 2018-ën.

Kirovski është larguar nga klubi amerikan në janar të këtij viti dhe Ibra duket i vendosur ta sjellë te Milani, ndonëse mbetet ende i paqartë roli që 48-vjeçari do të marrë në klubin kuqezi.

Ai mësohet se është takuar shpesh me Ibrën javët e fundit dhe madje ka ndjekur disa ndeshje të Milanit në tribunën e “San Siros”, ndaj zyrtarizimi pritet të vijë brenda pak javësh.

Me këtë lëvizje, Ibrahimovic tregon se e ka marrë seriozisht eksperiencën e tij të re te Milani dhe kërkon të ketë njerëzit e tij mes drejtuesve të lartë të klubit, në mënyrë që ta ketë më të lehtë menaxhimin.

Next Post

Milan kërkon vetëm fitoren ndaj Empolit të Ismajlit, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.