• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibrahimoviç: Djemtë e mi mendojnë se janë më të mirë se unë. Dikur 50 mijë vetë më thërrisnin ‘cigan’…

16/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviç ka folur hapur për jetën, familjen dhe dashurinë e tij për Milanin në emisionin “This is me” në Canale 5, të drejtuar nga Silvia Toffanin dhe prodhuar nga Maria De Filippi. Në studion e hapjes së sezonit të dytë, përkrah këngëtares Laura Pausini, suedezi ka rrëfyer anën e tij më njerëzore, larg fushës së futbollit.

“Djemtë e mi besojnë se janë më të fortë se unë”

“Për ta nuk është e lehtë, por kanë pak atë mentalitetin që janë më të fortë se unë, që tani. Kjo ndoshta i ndihmon. Për egon time, them se është e pamundur, por e rëndësishme është që ata të jenë mirë. Jetojnë ndryshe nga të tjerët, sepse babai i tyre ka qenë një futbollist i madh, në mos më i miri. Po mundohem të ndaj Ibrën profesionist nga babai. Jeta është më e lehtë për ta, sepse kanë më shumë mundësi se unë dikur. Por ajo që u mësoj është disiplina, respekti dhe pavarësia. Nëse arrijnë këto, do të thotë se kam bërë mirë detyrën si baba.”

Dy djemtë e tij, Maksimilian (19 vjeç) dhe Vinsent (17 vjeç), luajnë në ekipet e Milan Futuro dhe të të rinjve kuqezinj. Fillimisht mbanin mbiemrin e nënës, Seger, por më vonë vendosën të kalonin tek Ibrahimoviç.

“Do të jem gjithmonë milanist”

“Do të jem milanist përgjithmonë, sepse ajo që Milani më ka dhënë, nuk do ta harroj kurrë. Më dhanë lumturi dhe, në herën e dytë kur u ktheva, më dhanë dashuri. Luaja me futbollistë 20 vjet më të rinj se unë. Lamtumira ime ishte një ditë shumë e veçantë. Një ditë më parë më treguan programin, por unë u thashë: ‘Nuk dua të di asgjë, dua që emocionet të jenë spontane’. Nuk ishte e lehtë.”

Ishte qershori i vitit 2023 kur ‘San Siro’ duartrokiti gjatë kampionin që po tërhiqej nga futbolli, dhe Zlatani nuk i mbajti dot lotët.

“Kur më thërrisnin ‘cigan’ në Romë”

Ibrahimoviç kujtoi edhe një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij, më 31 tetor 2021, gjatë ndeshjes Roma–Milan, kur u ofendua nga tifozëria vendase.

“Më kujtohet ajo ditë: 50 mijë vetë më thërrisnin ‘je një cigan’ pasi shënova golin. Bëra sikur nuk dëgjova, sepse doja edhe më shumë, sepse ajo më motivonte. Kur ndieja urrejtje nga publiku, unë jepja edhe më shumë, sepse ajo më shtynte përpara. Kur filluan të bërtisnin, mendoja me vete: ‘më fort, më fort, më fort’. Pastaj arbitri më ndëshkoi mua, gjë që ende nuk e kuptoj.”

Nga rruga te suksesi

“Kam punuar, kam bërë sakrifica dhe jam përballur me të gjithë. Duhej të isha më i fortë se të tjerët që të më vërenin dhe të kisha mundësinë për të arritur. Sot mund të them se kam hapur dyert për gjeneratat e dyta në Suedi.”

Jeta sot

Sot, Ibrahimoviç është këshilltar i lartë (Senior Advisor) në kompaninë RedBird, që zotëron Milanin dhe konsiderohet “krahu i djathtë” i Gerry Cardinales në projektin kuqezinj.

“Më mungon adrenalina e fushës, por kur e pranon, përpiqesh të gjesh një lloj tjetër adrenaline, edhe pse nuk është e njëjtë. Para se të vendosja të tërhiqesha, kisha frikë, sepse gjithë jetën kisha luajtur futboll. Por erdhi një moment që e pranova. Kam mësuar se për të arritur diçka, duhet të punosh: asgjë nuk është falas në jetë. Dhe nëse punon, gjërat vijnë vetë. Nëse më njeh mirë, e di që kam një zemër shumë të madhe, por është e vështirë të hysh në të.”

Next Post

Denat Makolli mposht serbin, kalon në finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.