Friday, 20. March 2026
Sport

Ibrahimovic do të largohet nga Milani

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Milani.

Ibrahimovic do të largohet nga Milani për shkak se i skadon kontrata në fund të këtij muaji, dhe kontrata e tij nuk do të rinovohet, transmeton lajmi.net.

  

Legjenda e “Rossonerëve” do t’i jap lamtumirën e fundit klubit dhe tifozëve të Milanit pas ndeshjes së sotme në ‘San Siro’ kundër Veronas.

Ibrahimovic do të vendos të ardhmen e tij gjatë javëve në vazhdim. Suedezi ka zbuluar se Monza e ka kontaktuar atë së fundmi dhe se ka një kontratë të gatshme për të.

Vlen të theksohet se sulmuesi do të mbush 42 vjeç në muajin tetor./Lajmi.net/

  


Teilen: