Friday, 20. March 2026
Sport

Ibrahimoviç do të rikthehet te Milani

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Milani këtë fudnjavë do të luajë në kampionat kundër Udineses, ndërsa tri ditë më vonë PSG mbërrin në “San Siro” për një ndeshje thelbësore për ecurinë e kuqezinjve në Champions League.

Për këtë ndeshje, në tribunat e stadiumit të Milanos pritet edhe Gerry Cardinale.

Ndoshta rikthimi i tij në Milano është një indicie për një takim të ri me Zlatan Ibrahimovicin.

“La Gazzetta dello Sport” shpjegon se rikthimi i ish-sulmuesit suedez në Milano duket se po afrohet gjithnjë e më shumë.

Në javët e fundit, kontaktet kanë qenë të vazhdueshme dhe tymi i bardhë mund të jetë i pashmangshëm.

Ndër ata që janë pro rikthimit të tij në klub është sigurisht Stefano Pioli, me të cilin gjiganti suedez ka marrëdhënie të shkëlqyera. Zlatani do të ketë një rol operacional: në veçanti, do të duhet të jetë në kontakt të ngushtë të përditshëm me ekipin. Prania e tij në dhomat e zhveshjes do t’u jepte një motivim të ri të gjithë lojtarëve kuqezi.

Teilen: