• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibrahimovic flet për largimin e Tonalit: Është gati për Premier League falë këshillave të mia

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sandro Tonali është bërë shitja më e shtrenjtë në histori të Milanit, pasi mesfushori italian iu bashkua Newcastle United për 70 milionë euro.

Pak kush e mendoi se ky transferim do të realizohet, por në fund u arrit marrëveshja mes dy klubeve dhe Milani do të fitoj edhe bonuse, por ka ruajtur edhe 10 për qind të kartonit nga rishitja e ardhshme.

Rreth transferimit të mesfushorit italian në “St James Park” ka folur edhe Zlatan Ibrahimovic që e njeh mirë italianin pasi për disa sezone ishin së bashku te Milan.

Ibra theksoi se Tonali është gati për një kampionat shumë të fortë si Premier League, kjo edhe falë këshillave të tij që sipas ish-sulmuesit, i kanë ndryshuar mentalitetin mesfushorit.

“A është Tonali gati për Premier League? Sigurisht që po, në fund të ditës gjithçka varet nga vetë ai. Unë e kam këshilluar dhe e kam bërë që në fushë të zbresë me një mentalitet fituesi dhe në fakt, Tonali u bë një lojtar fitues.

Është rritur shumë te Milani, ka shumë përgjegjësi në rolin e tij dhe duhet të rritet ende. Por, jam i sigurt se në Angli do t’ia dalë, madje do të bëjë shumë mirë”, tha Ibrahimovic.

Next Post

Serie A cakton datën e fillimit të sezonit të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.