Para ndeshjes Juventus-Milan, Zlatan Ibrahimovic bëri një përmbledhje mbi situatën e merkatos për Milanin.
“Të gjithë e dinë që është një lojtar i madh, ka luajtur te Tottenham dhe në kombëtaren angleze. Kur ka dikë si Walker në merkato, ka shumë interes,” shpjegoi gjiganti suedez për mikrofonat e Dazn.
“Nuk bie ndesh me strategjitë tona. Është i fortë, është një lider, dominon në dhomat e zhveshjes. Po verifikojmë çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur.”
Ibrahimovic nuk pranoi të tregonte konkretisht se ku Milani ka nevojë për përforcime. “Kjo është merkatoja. Sa më shumë flas, aq më shumë kushton. Sa më pak flas, aq më pak kushton (qesh).”
Sa i përket të ardhmes së Tomori-t, Ibra ishte i prerë. “Është lojtari ynë, ndihet mirë te Milani. Me Fonseca ishte një moment tjetër, por Conceição e pëlqen shumë. Ai është lojtar i Milanit.”
Në lidhje me Joao Felix, i cili gjithashtu është përmendur si përforcim i Milanit këto ditë, Ibrahimovic tha: “Gjithmonë ka emra të rinj që dalin çdo ditë, me menaxherët që kanë strategjitë e tyre. Ekipi është tashmë i fortë dhe e kemi treguar këtë në Superkupë që mund të fitojmë. Duhet të kemi këtë vazhdimësi për të sjellë rezultatet që duhen.”
Për marrëdhënien e tij me Sergio Conceição, Ibra u shpreh:
“Me trajnerin flasim çdo ditë, më shumë a më pak. Për të pasur një dialog mbi atë që i pëlqen dhe cilat janë strategjitë tona, duhet të flasim çdo ditë. E dimë çfarë na duhet dhe po punojmë për këtë. Nëse është e nevojshme, sepse ekipi është i fortë.”