Saturday, 3. October 2026
Futboll

Ibrahimovic i dhuron vetës për ditëlindje një Ferrari F80 dhe “mburret” në rrjetet sociale (video)

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Sot është një ditë e rëndësishme në jetën e Zlatan Ibrahimovic, pasi mbush plot 45 vjeç. Dhe siç e ka bërë tashmë traditë, që sa herë që ka ditëlindjen i dhuron vetes një super makinë të shtrenjtë, të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë.

Ish-sulmuesi, i njohur për pasionin e tij ndaj makinave super luksoze, vendosi ta festonte këtë ditëlindje duke blerë një Ferrari F80. Një makinë që kushton 3.6 milionë euro dhe ka vetëm 799 copë si ky model në qarkullim.

Sigurisht që dikush si Ibrahimovic nuk mund të rrinte pa e postuar dot në rrjetet e tij sociale, “dhuratën” që i ka bërë vetes me rastin e ditëlindjes.

Happy Birthday to Zlatan pic.twitter.com/dLetjRQbT6

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) October 3, 2026

Teilen: