Gjatë pjesës së parë në ndeshjen Norvegji-Angli, Zlatan Ibrahimovic kritikoi ashpër performancën e një lojtari anglez për Fox Sports. Suedezi tha: “Madueke është në fushë dhe duhet të them se sa herë që merr topin, merr vendimin e gabuar, duket sikur thjesht po ecën”.
“Nëse do të isha Tuchel, do ta zëvendësoja, nuk ka bërë asgjë në 45 minutat e para. As ndërprerja e hidratimit nuk ndihmoi… Ata luajtën me një lojtar më pak”.
Teilen: