Friday, 20. February 2026
Futboll

“Ibrahimovic më ka ndihmuar shumë, ai tërbohej edhe kur humbiste në stërvitje”

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Gjatë intervistës për CBS, sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, foli për Zlatan Ibrahimovic: “Ai ishte shumë kërkues si lojtar, madje tepër. Njëherë luajti një ndeshje stërvitore me disa nga ‘Primavera’. Pas humbjes, shkoi te trajneri dhe tha se kjo ishte hera e fundit që ata të rinj do të vinin të stërviteshin me ne.

Për mua gjithmonë ka qenë një presion pozitiv; me njerëz të tillë mund të mësosh shumë. Nëse të flasin, është sepse janë të interesuar për ty. Edhe sot flas shumë me Ibrën, kemi një marrëdhënie të mirë. Më ka ndihmuar shumë. E di që nëse kam nevojë për diçka, ai do të jetë aty për mua”.

Duke u kthyer tek e tashmja, Leao foli për shokun e skuadrës, Pulisic: “Kemi një marrëdhënie të pozitive, tani e njohim më mirë njëri-tjetrin edhe në fushë. Të dy kemi pasur disa dëmtime këtë sezon, prandaj nuk kemi luajtur shumë së bashku, por është një lojtar i madh. Kur luan, gjithmonë mendon që mund të krijojë diçka”.

Teilen: