• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibrahimoviç: Milani është një klub ambicioz, merkatoja jonë ende e hapur

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në dy ndeshjet e para Milani nuk ka ecur siç pritej me vetëm një pikë nga 6 të mundshme.-640-0-66cc885f089b4Zlatan Ibrahimoviç ka përgjegjësitë e tij si këshilltar kryesor i Xherri Kardinales dhe është pikërisht suedezi që vendos veton mbi lëvizjet e klubit. Ndërkohë që jemi në ditët e fundit të merkatos, drejtori kuqezi ka dhënë një intervistë të shkurtër ky shpjegon ambiciet personale dhe të “Djallit” për të ardhmen.

I keni arritur të gjitha objektivat që kishit në merkato?

Kemi blerë lojtarë me personalitet, kjo është e vërteta. Kemi nënshkruar me lojtarë me karakter, të cilët sjellin edhe diçka ekstra nga pikëpamja njerëzore. Skuadra është e re, ata sjellin diçka më shumë. Sipas mendimit tonë, kjo ka munguar vitin e kaluar. Le të shpresojmë që në të ardhmen do të shkojë mirë.

A është e mbyllur merkatoja e Milanit?

I kemi dyfishuar pozicionet dhe mos harroni se kemi Milan Futuro. Nëse sjellim shumë lojtarë bllokojmë të rinjtë. Ne besojmë te të rinjtë, nuk kemi frikë t’i shtyjmë dhe t’i hedhim në fushë. Ata duhet të jenë gati, por kjo është përgjegjësia jonë. Ekipi është i kompletuar, jemi në ditën e gjashtë nga shtatë ndaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

Mundoheni të flisni shumë me të rinjtë?

Duhet ekuilibër. Një ditë i përqafon e ditën tjetër u bëni presion. Është pjesë e procesit, brenda dhe jashtë fushës. Pastaj kur hyjnë në fushë nuk duhet të bëjnë asnjë hap prapa. Kur të jenë gati, hyjnë.

Morata ishte me skuadrën në Parma, pavarësisht dëmtimit. A është një lider?

Ai është ende i ri, unë isha më i moshuar. Ai është një nga liderit dhe shkoi për të dhënë mbështetjen e tij për shokë. Kjo është e rëndësishme. Skuadra është e re. Morata ka përvojë të madhe, mendërisht dhe në fushë e mund t’i ndihmojë të gjithë.

Dëshironi të luani akoma?

Ajo është e kaluara tashmë, që kur lashë futbollin, ajo ndjenjë është larguar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Po shkëlqen me Malishevën, Arlind Veliu: Ndihem shumë mirë – duam të vazhdojmë me rezultate pozitive

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.