• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibrahimoviç: Morëm kapitenin e kampionëve të Europës

09/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani i ri i Paulo Fonseca po merr formë dhe një javë para debutimit të tij në Serie A, me merkaton e transferimeve në “lulëzim” të plotë, ka ardhur koha që Zlatan Ibrahimoviç të bëjë një bilanc.

Pas Morata dhe Pavloviqc, klubi kuqezi po lëviz për të përmbushur objektivat e fundit në treg, por është puna në fushë, ajo që po e kënaq suedezin.

“Skuadra po reagon mirë ndaj punës që po bën, – siguroi ai në konferencë për shtyp. – Presim një Milan të fortë që në startin e sezonit të ri, ndryshe rezultatet pozitive të verës nuk kanë asnjë kuptim”.

Negociatat, duke filluar me Emerson Royal që duket se po mbyllet, po shkojnë mes peripecish, por pa panik. Zlatan saktëson në këtë drejtim: “Po punojmë, të shohim çfarë mund të arrijmë. Ne kishim një strategji që në fillim të merkatos dhe po e ndjekim.

Nëse them gjithçka do ta prish surprizën. Kemi ambicie të synojmë lart dhe duam t’ia dalim. Zoti e krijoi botën për shtatë ditë, kjo është e katërta”.

Mundësia e Ibrahimovicit për të folur erdhi me prezantimin e Morata, të blerë nga Atletico Madridi, duke shpenzuar klauzolën e lirimit prej 13 milionë eurosh: “Dua ta mirëpres kapitenin e kampionëve të Europës.

Ne donim një sulmues të kompletuar dhe Morata është një shembull i përsosur për ne. Kemi ekip më të ri se vitin e kaluar, do ta ndihmojmë Alvaron të jetë pikë referimi edhe jashtë fushës. Ai ishte kapiten dhe udhërrëfyes i Spanjës në Kampionatin Europian, është lojtar fitues”.

Morata ishte zgjedhja e parë, siç siguroi Ibra: “Kur e pamë mundësinë, u hodhëm menjëherë dhe jam i sigurt se kemi bërë mirë. Për ta bindur i thashë se do t’i sjell lumturinë, do ta bëj të ndjehet mirë brenda dhe jashtë fushës.

Alvaro nuk është një lojtar që duhet të rritet, ai tashmë është në majë, ka ADN-në e Milanit dhe është fitues. Vitin e kaluar klubi ndërtoi themelet e një ekipi konkurrues, këtë verë po flasim për detaje dhe Morata është një prej tyre”.

Next Post

Tah kthehet në teleash, Leverkuseni i jep ultimatum Bajernit për mbrojtësin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.