• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibrahimovic: Nuk më duhet shumë për të bindur Rashford-in

12/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sapo ka mbërritur në Serinë A, por ndikimi i Sérgio Conceição-s te Milani tashmë është i dukshëm. Në Milano tani flitet për efektin ‘Conceição’, i cili tashmë u ka siguruar kuqezinjve një Superkupë. Trajneri portugez e fitoi një trofe me ‘kuqeznjtë’ në ndeshjen e tij të dytë.

Para ndeshjes kundër Cagliari-t, Zlatan Ibrahimovic, legjendë dhe këshilltar i klubit milanez, foli për periudhën e parë të teknikut portugez në krye të gjigantit italian dhe shprehu elozhe në një intervistë për Sky Sports:

‘Ajo që kërkonim ishte një reagim, për t’i dhënë ekipit një tronditje. Ekipi pranoi punën e tij dhe bëri një punë të shkëlqyer për një kohë të shkurtër, duke fituar Superkupën.

Tani duhet të vazhdojmë kështu, përndryshe ky trofe do të vlejë më pak. Duhet të reagojmë edhe në kampionat,’ tha suedezi, i cili komentoi gjithashtu interesin e Milanit për Marcus Rashford:

‘Kam luajtur me të kur ishte i ri, tani është më burrë dhe një lojtar i madh. Mund të luajë në të gjitha pozitat dhe të bëjë diferencën. Ka bërë gjëra të mëdha me Manchester United. Nuk duhet shumë për ta bindur, Milani është një nga klubet më të mëdha në botë, të gjithë lojtarët duan të luajnë këtu. Ende nuk kemi folur me të, do të shohim nëse do të flasim,’ përfundoi ai.

 

 

 

Next Post

Motta: Kërkoja më shumë agresivitet, nuk e meritoja përjashtimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.