Arijon Ibrahimoviq edhe në sezonin 2026/27 do të huazohet nga skuadra e Bayern Munchenit, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2028.
Ibrahimoviq do të jetë pjesë e Augsburgut, ekip që ka arritur marrëveshje me Bayernin për huazimin njëvjeçar.
Po ashtu, Augsburgu ka opsionin e blerjes së 20-vjeçarit në fund të sezonit, nëse Ibrahimoviq bind me paraqitjet e tij.
Ai edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar në Bundesligë por te skuadra e Heidenheimit, ku edhe tregoi paraqitje të mira.
Tek Augsburgu, Ibrahimoviq pritet të ketë minutazhë të mjaftueshme për tu stabilizuar në Bundesligë kurse më herët ka qenë i huazuar edhe te Lazio e Frosinone, në Itali.
Teilen: