• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ibraimi: Kënaqësi të jem pjesë e historisë më të lavdishme të Struga Trim Lum në Europë

05/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Struga Trim Lum bëri një sezon të shkëlqyer në garat europiane, duke arritur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Pa dyshim është ky suksesi më i madh në historinë e klubit tonë, për të cilin ka folur edhe një ndër më të merituarit, Besart Ibraimi.

Ai në 8 ndeshjet e zhvilluara europiane, realizoi 7 gola, duke qenë një lider i padiskutueshëm.

“Besoj se patëm një rrugëtim shumë të mirë, është kënaqësi që jemi pjesë e historisë më të lavdishme të Struga Trim Lum. Ishim shumë afër grupeve të Ligës së Konferencës, mirëpo futbolli është i tillë, jo gjithnjë fitojnë më të mirët, apo edhe dëshira e madhe për të ecur tutje”– u shpreh fillimisht Besart Ibraimi, i cili foli edhe për dallimin mes ndeshjeve europiane dhe atyre në kampionat.

“Normalisht që ndeshjet europiane janë krejtësisht një nivel tjetër, mirëpo tashmë i rikthehemi realitetit, futbollit vendor, aty ku duhet të fokusohemi në tërësi dhe të japim më të  mirën, me shpresë dhe vetëbesim se mund të përsërisim suksesin e vitit të kaluar” – deklaroi Ibraimi.

 

3 fitore në gjithsej 8 ndeshje europiane, për një skuadër si Struga Trim Lum, është një sukses i jashtëzakonshëm, për më tepër që ishte ky vetëm edicioni i dytë, në të cilin neve po garonim në kupat europiane.

“Pavarësisht se nuk arritëm të kualifikohemi në grupet e Ligës së Konferencës, mendoj se është ky një sukses i jashtëzakonshëm. Për këtë duhet falënderuar edhe drejtuesit e klubit, që gjithashtu besojmë se kanë mbetur të kënaqur, ndërsa më shumë fat në edicionet e ardhshme, ku sërish do të pretendojmë të bëjmë më të mirën” – theksoi Ibraimi, i cili foli edhe për golat e tij, për më tepër që të njëjtit i kanë shërbyer skuadrës.

“Normalisht që jam shumë i kënaqur me golat e mi, për më tepër që kanë ndikuar edhe në sukseset e skuadrës tonë në Europë.

Kjo është detyra ime në fushën e blertë, aty ku shpresojë të jap më të mirën edhe në kampionat” – tha Ibraimi, duke vijuar:

“Nga ne sulmuesit kërkohen që të shënojmë gola dhe kur arrijë të bëjë një gjë të tillë, mendoj se jam i plotësuar, por kur me golat e mi janë të kënaqur edhe të tjerët, përfshirë këtu stafin teknik, bashkëlojtarër, drejtuesit dhe tifozët, atëherë kjo më plotëson edhe më shumë si sulmues” – shprehet Ibraimi.

Ibraimi shënoi në eliminatoret e Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, pastaj në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ndërsa gjithashtu realizoi edhe në kampionat, aty ku mbanë epitetin e golashënuesitë më të mirë nga edicioni i kaluar, por në përgjithësi edhe në historinë e Ligës së Parë.

Next Post

Dy ndeshje dy fitore, Skënderbeu rinovon kontratën me trajnerin kroat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.