Protagonist i fitores së kampionatit të Galatasaray me 25 gola në 32 ndeshje, sulmuesi argjentinas është gati të rikthehet në Serinë A.
Larg Turqisë, kjo duket të jetë zgjedhja e futbollistit që aspiron të rikthehet në një kampionat të nivelit të lartë.
Prandaj pista italiane mund të rindizet në javët në vijim, duke qenë se në kampionatin italian ka disa klube të mëdha që kërkojnë një sulmues.
Nga Napoli te Roma, duke kaluar nga Milani të cilit i duhet të paktën një numër 9 për të zëvendësuar Giroud.
Zgjedhja e parë e kuqezinjve është Joshua Zirkzee, për të cilin ka një klauzolë dyzet milionë euro.
Dëshira e Mauro Icardit për t’u kthyer në Itali mund të lidhet në mënyrë të përsosur me dëshirën e Milanit për të gjetur numrin 9 që garanton golat për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raportohet nga Marco Varini në X, duhet të merret në konsideratë ideja që ish-lojtari i Interit t’u bashkohet kuqezinjve. Në fakt, gazetari shkruan duke postuar foton e Icardit me fanellën e Milanit:
“Kujdes nga një rrugë që mund të hapet në mënyrë të bujshme. Kjo mund të jetë koha e duhur për një transferim që është shtyrë shumë, shumë herë. Lojtari dëshiron të largohet nga Turqia dhe do të kthehet shpejt në Itali”.
Natyrisht, emri i Icardit duket larg drejtimit të ri të Milanit që fokusohet te lojtarët e rinj, siç është Zirkzee. Mbetet për t’u parë nëse shtegu që të çon te argjentinasi do të nxehet në javët në vijim.