• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ideja e veçantë e Spallettit

30/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka nisur përgatitjet për Europianin e kësaj vere në Gjermani teksa axurrët kanë për detyrë të mbrojnë fronin si kampionët në fuqi të këtij turneu.

Të kaltrit, janë shortuar në Grupin B aty ku bën pjesë Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

Ndeshjen hapëse do ta luajnë pikërisht ndaj kuqezinjve të Sylvinhos më datë 15 qershor në stadiumin Signal Iduna Park. Për të motivuar të besuarit e tij, trajneri Luciano Spalletti ka lajmëruar se do të marrë në stafin e tij edhe katër numra 10 të së kaluarës që kanë veshur fanellën e kombëtares.

Fjala është për legjenda si Roberto Baggio, Francesco Totti, Alessandro Del Piero dhe Giancarlo Antognoni.

Spalletti të gjithë këta emra që kanë shkruar historinë me Italinë dëshiron t’i ketë me vete në pankinë dhe shpreson që ata t’i japin një shtysë më shumë lojtarëve në fushë duke i motivuar me prezencën dhe historinë e tyre me kombëtaren.

Kështu, nga Del Piero te Totti, Baggio dhe Antognoni, të katërt do ta nisin aventurën e tyre të re me kombëtaren nga ndeshja me Shqipërinë duke shpresuar se do të jetë ai takim pikënisja e mbarë për të triumfuar në fundin e kompeticionit.

Next Post

Historike! Eintraht Frakfurt i shet mjekun e skuadrës klubit të Premier Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.