Iga Sviatek është mbretëresha e Uimbëlldonit. Tenistja polake, ish numri një i Botës dhe aktualisht numri katër në renditjen e përgjithshme, ka mundur me shumë lehtësi 23-vjeçaren amerikane Amanda Anisimova në më pak se sa një orë. Për Sviatek bëhet fjalë për suksesin e parë në barin londinez.
Në fakt në karrierën e saj ka marrë 6 turne të mëdhenj të tenisit botëror, kjo pas katër fitoreve në Roland Garro dhe një në Us Open. Në gjithë karrierën e saj numëron 22 tituj në tenisin botëror. Dy sete në të njëjtat shifra 6-0 dhe në të tilla kushte është fituese e Uimbëlldonit për vitin 2025. E diela do të jetë për meshkuj në finalen e zakonshme Siner – Alkaraz.