• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Igli Tare flet për Modriqin fenomenal

30/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda kroate, Luka Modriq, po i impresionon tifozët e Milanit me paraqitje. Modriqi në verë u largua nga Real Madridi pas 13 vjetësh dhe vendosi për Milanin. Jo të gjithë ishin të bindur se ai mund të jetë i vlefshëm për skuadrën kuqezi.

Por drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare i besoi 40-vjeçarit dhe tani po del që vendimi i tij ishte plotësisht i qëlluar.

Milani po vazhdon me rezultate shumë pozitive dhe është fuqishëm në garë për titull. Të shtunën mbrëma Milani fitoi 1:0 në derbin e radhës, atë ndaj Lazios.

Modriqi ka startuar në të gjitha 13 ndeshjet e deritashme, ndërsa vetëm në dy prej tyre është zëvendësuar. Ndaj Lazios luajti shkëlqyeshëm për 104 minuta, aq sa edhe zgjati ndeshja e tensionuar.

Tifozë të Milanit dhe media të afërta të këtij klubi tashmë po kërkojnë që klubi t’ia vazhdojë kontratën ikonës kroate.

“Ndikimi i tij është i mahnitshëm. Ai është zbulim shumë i bukur, por duke e njohur nga afër, si njeri dhe profesionist, kjo nuk është befasi. Gëzohet si fëmijë dhe secilën ndeshje e përgatitë në detaje. Shpresoj që do të mund ende të luajë me ne. E ka opsionin edhe për një vit tjetër, por jemi pajtuar që në qetësi do të merremi vesh për rrugën e tij”, ka thënë Tare për “Gazzetta dello Sport”.

Drejtuesi shqiptar i Milanit ka treguar se si klubi erdhi tek ideja e angazhimit të Modriqit.

“E kemi analizuar detajisht edicionin e kaluar dhe kemi kuptuar që na duhet një lojtar me personalitet, i cili menjëherë do të ketë ndikim të madh në ekip. Ndikimi i Modriqit u dëshmua të jetë shumë i madh”, ka thënë Tare.

Next Post

Rudiger flet për rikthimin nga lëndimi, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.