• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Igli Tare: Milani është objektiv për të gjithë, do të ishte një nder! Jam gjysmë italian

14/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani është në kërkim të një Drejtori Sportiv dhe Igli Tare është në një pozitë të fortë për të marrë këtë post, edhe pse kandidaturat janë të forta. Kur u duk se pas dy takimeve Milan – Tare nuk gjetën akordin, shqiptari ka folur për ‘La Stampa’ dhe ka treguar sërish dëshirën dhe privilegjin për të punuar në një klub si Milani.

“Milani është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz si ky do të ishte një nder”, tha fillimisht Tare.

Ish-drejtori i Lazios, tani pa kontratë, është ndër kandidatët më të fortë për rolin e Drejtorit Sportiv të klubit kuqezi dhe sipas drejtorit ekzekutiv Furlani, ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim.

“Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, tha Tare për La Stampa.

Furlani foli së fundmi për kërkimin e një drejtori sportiv. “Po vlerësojmë nëse duhet të punësojmë një Drejtor Sportiv dhe thashë gjithashtu se çështja qendrore nuk ishte të punësonim dikë urgjentisht vetëm për hir të punës, por të zgjidhnim personin e duhur. Fokusi është në përfundimin e mirë të sezonit, por nëse shtojmë dikë, do të jetë personi i duhur, por nuk ka nxitim”, tha Furlani.

Me opsionet e zbehura të Bertës (i cili përfundoi te Arsenali) dhe Paraticit, Milanit i pëlqen edhe Tony D’Amico, i cili megjithatë kohët e fundit është transferuar te Atalanta.

 

Next Post

Zvicër - Kosovë luhet në këtë qytet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.