Wednesday, 28. January 2026
Sport

Igli Tare në kërkim të një mbrojtësi, del në skenë emri i Ake të Manchester City

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Milani ka nevojë për një mbrojtës dhe ky nuk është një mister. Për momentin trajneri Allegri “kënaqet” me De Winter, i cili edhe ndaj Romës bëri një paraqitje të mirë, jo vetëm për golin e shënuar.

Prej ditësh flitet se rumuni Dragusin mund të jetë një goditje e minutës së fundit, kurse në verë objektivi është Gila i Lazio. Orët e fundit ka dale edhe një emër i ri si kandidat për mbrojtjen kuqezi: Nathan Aké.

Për holandezin e Manchester City janë bërë sondazhet e para, ka pasur edhe kontakte, por kuptohet që nuk është një operacion i lehtë. Guardiola ka pasur dëmtime dhe nuk do ta lëshonte, ndërsa paga e holandezit prej 9 milionë eurosh nuk është brenda parametrave të klubit kuqezi.

Milani gjithsesi po lëviz për të kuptuar, nëse mund të hidhen bazat për një transferim-rrufe. E sigurt është se drejtori sportiv, Igli Tare, po bën gjithçka për t’i dhuruar një përforcim në mbrojtje trajnerit Allegri, në mënyrë që skuadra të rivalizojë deri në fund për titullin me Interin.

Teilen: