Kontaktet dhe kthe sat e shumta vazh dojnë rreth drejtorit të ardhshëm sportiv të Milanit. Për më shumë se dy muaj, klubi kuqezi ka zhvilluar bisedime dhe takime për të gjetur personin e duhur, por deri më sot askush nuk është zgjedhur ende.
Fabio Paratiçi ishte menaxheri më pranë nënshkrimit me “Djallin”, madje ishte gjetur edhe një marrëveshje verbale në fillim të prillit, por kur erdhi puna për firmat, operacioni u ndal papritur e për më tepër, pa asnjë shpjegim. Megjithatë, rreth dhjetë ditë më parë ka pasur një takim të ri dhe të papritur, midis pronarit të klubit, Xherri Kardinale, dhe ishdrejtorit të Juventusit. Megjithatë, takimi nuk çoi në tym të bardhë sepse nuk ka kushte për ta mbyllur dhe Paratiçi aktualisht është i orientuar për të vazhduar karrierën e tij jashtë Italisë, konkretisht te Totenhemi.
MISTER KUQEZI – Ajo që e bën më të çuditshme situatën është se gjatë takimit midis Kardinales dhe Paratiçit, Xhorxho Furlani takohej me Igli Taren. Dy takime për të thelluar njohjen dhe për të përcaktuar objektiva me shqiptarin, që aktualisht është në pritje të një telefonate nga administratori kuqezi. Ky i fundit, në fakt, do të donte të përqendronte gjithçka te Tony D’Amiko, i cili është nën kontratë me Atalantën deri në vitin 2027.
Në këto rrethana, Igli Tare mbetet favoriti, edhe për mungesë konkurrence, por nuk do të ishte çudi që klubi të mos punësonte askënd. Kjo u la të kuptohej nga Xhefri Monkada, i cili jo më larg se të dielën (para ndeshjes me Venecian), deklaronte se bordi drejtues mund edhe të mos pësonte ndryshime në kuadër të sezonit të ri.
Nëse gjërat qëndrojnë siç janë, vendimet do të merreshin mes Ibrës, Furlanit dhe vetë Monkadës, siç ndodhte edhe verën e kaluar me rrezikun që problematikat sezonale të përsëriten, çka do të ishte vrastare edhe për financat e klubit. Kujtojmë se në verë, kuqezinjtë do të kenë një buxhet prej 100 milionë eurosh për merkaton. Në këtë shifër nuk përfshihen paratë që mund të përfitohen nga shitjet e lojtarëve të huazuar ose ato të përfituar nga ofertat e parefuzueshme për ndonjë “big” të skuadrës.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL