• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Igli Tare për Kristjan Asllanin: Lojtar me karakter të fortë, por të luash për Interin duhet punë dhe sakrificë

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare mendon se Kristjan Asllani ka dhënë të gjitha përgjigjet e duhura në ndeshjen që Interi fitoi ndaj Fiorentinës. Mesfushori shqiptar dhuroi një paraqitje të mirë teksa krosimi i tij ishte ai që solli golin e fitores së Lautaro Martinez.

Elozheve të shumta për futbollistin shqiptar, i janë shtuar edhe ato të Igli Tares, i cili në një intervistë të dhënë në “Radio TV Serie A”, ka shpjeguar se flet vazhdimisht me futbollistin e talentuar.

“Asllani është një lojtar i cili më pëlqen shumë. Edhe në aspektin e karakterit, e njoh, pasi është edhe shumë mik me djalin tim dhe shpesh kemi pasur mundësinë të flasim.

Asllani është shumë i vendosur në atë që dëshiron, por për të merituar atë fanellë, nevojitet shumë sakrificë dhe shumë punë. Për t’u bërë një lojtar i madh, duhet kaluar nëpërmjet ndeshjeve si ajo ndaj Fiorentinës. Dhe ai dha një përgjigje të rëndësishme. Elozhet e Inzagit në fund të ndeshjes e vërtetojnë”, tha Tare duke folur për mesfushorin e talentuar shqiptar të Interit./ h.ll/abcnews.al

Next Post

“Një burrë me dy gra”, Walker komenton jetën e tij të dyfishtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.