Saturday, 24. October 2026
Sport

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane, bëhet fjalë për një interesim të Napolit për drejtorin sportiv Igli Tare.

Sipas “Calciomercato.it”, klubi i Napolit ka dyshime për punën e drejtorit aktual sportiv, Xhovana Mana, i cili iu bashkua klubit napolitan në vitin 2024, teksa Tare, i cili u largua nga Milani në maj, është emri që po merret në konsideratë.

Mana udhëhoqi një rindërtim të kushtueshëm të skuadrës, por disa prej transferimeve ende nuk kanë dhënë rezultatet e pritura.

Tare ka punuar si drejtor sportive edhe te Lazio.

Teilen: