• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Igli Tare: Rasti i Juventus? Një situatë e vështirë për t’u menaxhuar

22/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për “Sky Sport” rreth dënimit prej 10 pikësh në renditje për Juventusin dhe jo vetëm.

A ka ndikuar vendmi i ri i Juventusit në kampionat?

“Nuk ishte një situatë e lehtë për t’u menaxhuar, kjo ndikon shumë në motivimin e lojtarëve, sidomos pas një informacioni të marrë para një sfide. Sa më shpejt të ketë qartësi, aq më mirë është për të gjithë.”

Kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm?

“Kënaqësi e madhe, rezultat i një pune të madhe të bërë nga trajneri, lojtarët dhe klubi që na ka vënë në pozitë të kemi një ekip të nivelit të lartë. Kemi bërë një kampionat me shumë momente pozitive dhe disa herë jo, por është pjesë e rritjes së një ekipi në proces.”

Marrëdhënia me Sarrin?

“Ne i dhamë njëri-tjetrit dorezat e boksit në fillim të sezonit. Nuk e di nga vjen ky lajm dhe kush e ka lënë. A kam shkuar më mirë me Inzaghin? Jo, raporte të ndryshme. Vlerësimi im për Sarrin mbetet i njëjti, unë dhe presidenti donim ta sillnim te Lazio. Gjithmonë i kam shprehur brenda vetes kur kemi folur, që ne jemi dy personazhe të fortë dhe ajo që na lidh është më e mira për Lazion. Të gjitha kanë kontribuar në arritjen e objektivit të sezonit.”

E ardhmja te Lazio?

“Me këtë klub jam i lidhur me dashur, kam jetuar 18 vite dhe është një lidhje që nuk prishet kurrë. Megjithatë, kontrata ime përfundon brenda një muaji, duhet të vlerësojmë së bashku me presidentin se cila do të jetë më e mira, por edhe unë do të mendoj për më të mirën se sa për të ardhmen”, është shprehur Tare./h.ll/abcnews.al

Next Post

Kjo është renditja e re në tabelën e Serie A, pas dënimit ndaj Juventusit me heqje të 10 pikëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.