• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Igli Tare rigjen Lazion: nga Klose te Milinkovic-Savic, sa supergoditje nga shqipatri te bardhekaltrit

29/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte në mbrëmje, Milani do të ndeshet me Lazion. Për drejtorin sportiv Igli Tare kjo është një sfidë e veçantë. 15 vitet e tij në Romë, te bardhekaltrit, janë plot me intuita të mëdha merkatoje. Si lojtar dhe më pas si drejtues, Tare ka kontribuar shumë te sukseset e Lazios. Në qershor, ai u bashkua me Milanin me synimin për t’i rikthyer kuqezinjtë në garën për titull, pas një sezoni të vështirë.

Gjatë 15 viteve si drejtor sportiv i Lazios, shqiptari ka pasur intuita të shkëlqyera, shpesh duke blerë lojtarë me çmime të ulëta që kanë pasuruar klubin, ose kanë rezultuar të dobishëm për ekipin. Një shembull i dukshëm është Ciro Immobile. I mbërritur në Romë për 9 milionë euro, ai shkroi historinë e Lazios si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Igli Tare është gjithashtu mjeshtër i “player trading”, siç tregon rasti i Keita Balde: i ardhur për pak më shumë se 300 mijë euro, por u shit më pas për 30 milionë te Monaco. Shumë operacione të tjera të suksesshme e dëshmojnë aftësinë e tij në merkato.

  • Milinkovic-Savic: I ardhur si gjysmë i panjohur për 12 milionë euro nga Genk, serbi shpejt u bë një nga mesfushorët më të mirë të Serie A. U shit për 40 milionë tek Al-Hilal.
  • Stefan De Vrij: I blerë për 7 milionë nga Feyenoord, u transferua me parametër zero kur vlera e tij në Transfermarkt ishte rreth 40 milionë.
  • Mauro Zarate: Një talent që ndoshta nuk i përmbushi pritshmëritë, por te Lazio bëri shumë mirë: 34 gola dhe 26 asiste në 126 ndeshje.
  • Keita Balde: Një nga operacionet më të suksesshme “player trading” të Tares, i blerë për 300 mijë euro dhe i shitur për 30 milionë.
  • Luis Alberto: I ardhur si i panjohur, brenda pak kohësh u bë një nga mesfushorët më të mirë të Serie A. Statistikat tregojnë 52 gola dhe 79 asiste në 307 ndeshje, duke menduar që u ble për pak më shumë se 7 milionë.
  • Ciro Immobile: Për të treguar karrierën e tij te Lazio mjaftojnë numrat. I blerë për 9 milionë, 7 vitet në Romë u bë golashënuesi më i mirë i klubit bardhekaltër me 207 gola dhe 54 asiste në 340 ndeshje. Legjendë.
  • Joaquin Correa: “Tucu” është një nga “bizneset” më të mira të Tares. I blerë për 17 milionë, ai u shit diçka më pak se 30 milionë euro.
  • Hernanes: Një nga lojtarët më të dashur të Lazios, i marrë nga San Paolo, la gjurmë me 41 gola dhe 23 asiste në 156 ndeshje.
  • Felipe Anderson: Një tjetër lojtar i blerë lirë dhe i shitur shtrenjtë; i marrë për 7.5 milionë nga San Paolo dhe i shitur për 38 milionë te West Ham.
  • Senad Lulic: Flamuri i Lazios, i gjetur nga Tare te Young Boys, luajti 10 vite në kryeqytet. Goli në finale të Kupës së Italisë ndaj Romës e bëri legjendë për tifozët bardhekaltër.
  • Stephan Lichtsteiner: Një shtyllë e Lazios para se të transferohej te Juventusi.
  • Miroslav Klose: I marrë falas nga Bayern Munich, kur dukej i mbaruar. Tare besoi tek ai dhe gjermani e shpërbleu duke u bërë “totem” i Lazios me 63 gola dhe 35 asiste në 171 ndeshje.
  • Antonio Candreva: I marrë për 8 milionë nga Udinese, i shitur për 22 milionë tek Interi.
  • Lucas Biglia: I blerë për 8 milionë tek Anderlecht dhe më pas i shitur te Milan për diçka më pak se 20 milionë.

Jo vetëm lojtarë, Igli Tare ka merita se i dha Simone Inzaghit mundësinë e parë si trajner në Serie A. Një nga trajnerët më të mirë italianë në qarkullim.

Next Post

Laura Fazliu e pesta në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.