Iheanacho largohet nga Leicester pas shtatë vitesh!
Kelechi Iheanacho largohet pas shtatë vitesh nga Leicester.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes faqes zyrtare, ku thekson se sulmuesi është tashmë lojtar i lirë.
L27-vjeçari nigerian ka qenë pjesë e rëndësishme e Leicester në vite e fundit, megjithatë tashmë ai ka vendosur që të nisë një eksperiencë të re larg “dhelprave.