Në Spanjë dhe në Gjermani janë të qartë, më 15 korrik, në orën 12:00, Ksabi Alonso (43) do të prezantohet si trajneri i ri i Realit të Madridit në stadiumin “Bernabeu”. Alonso nuk do të jetë trajner i “Mbretërve” në Kupën e Botës për Klube. Kjo u pohua nga gazetari spanjoll Roberto Goméz në programin “ElDesmarque Madrugada”.
Leverkuseni, nga ana e tij, nuk po qëndron duarkryq. “Aspirinat” kanë kohë që po përgatiten intensivisht për largimin e afërt të trajnerit të saj. Kohët e fundit, shefi i sportit, Simon Rolfes (43) tha: “Është detyra të përgatitemi për çdo lëvizje eventuale të trajnerit tonë”.
Dhe, me sa duket, Leverkuseni e ka gjetur pasuesin e spanjollit. Bëhet fjalë për një tjetër trajner spanjoll, që drejton në Serinë A. Bashkatdhetari i Alonsos (të dy fituan Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2008 dhe 2012), Çesk Fabregas parashikohet të jetë trajneri i ardhshëm i klubit të Bundesligës. Për momentin, Fabregas drejton Komon në Serinë A.
Sipas gazetës “La Provincia di Como”, ditët e fundit ka pasur një takim dyorësh midis Fabregas dhe përfaqësuesve të Leverkusenit në një hotel në Komo. Gjatë këtyre bisedimeve paraprake, ata u njohën me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen qëndrime përpara një takimi tjetër, ku mund të ketë zhvillime më konkrete.
PANORAMASPORT.AL