Lukas Hernandez është një futbollist i PSG-së. Mbrojtësi francez ka vendosur që të kthehet në vendlindje duke i dhënë lamtumirën Bajern Mynih dhe për shumëkënd, ky ka qenë një akt tradhtie i futbollistit.

Pavarësisht dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe problemeve ligjore për shkak të situatës familjarë kur ai u akuzua për dhunë nga ish-partnerja e tij, Bajerni e mbështeti gjithmonë futbollistin. Por në fund, mbrojtësi refuzoi ofertën për të rinovuar dhe vendosi të shkonte te PSG.
Në rrjetet sociale, ai i dha lamtumirën klubit dhe tifozëve me një mesazh falënderimi, por ka gjetur menjëherë kundërpërgjigjen e një prej ikonave të klubit, ish-futbollistit Mehmet Sholl.

“Nuk të besoj në asnjë fjalë, mirupafshim”, shkruante ish-sulmuesi i Bajernit dhe Gjermanisë, në një koment që u mbështet nga shumë ndjekës të skuadrës bavareze që duket se e mendojnë në të njëjtën mënyrë.
PANORAMASPORT.AL