Xhorxh Ueah ka shkruar historinë me fanellën e Milanit, duke u ngjitur në majat e futbollit botëror dhe duke fituar edhe “Topin e Artë”. Por ish-sulmuesi liberian, vazhdon të insistojë se ka qenë tifoz i Juventusit dhe nuk e ka thënë këtë vetëm se i biri, Tiomoti Ueah, ka firmosur për bardhezinjtë.
“Jam tifoz i Juves, nuk e kam fshehur kurrë, as kur luaja te Milani, që e cilësoja si një tjetër familje timen. Familjen time të dytë futbollistike pas Monakos. Por unë jam dashuruar me Juventusin e Platini dhe nuk kam çfarë t’i bëj. Shpresoja shumë që Timoti të shkonte te Juventusi.
E dija që po fliste me disa klube europiane dhe fakti që ka gjetur akordin me Juventusin më ka bërë me të vërtetë të lumtur. Edhe për faktin se lidhja jonë me Italinë është e thellë. Unë dhe djali im i madh, flasim shpesh mes nesh në italisht. Timo ka lindur në Nju Jork, por edhe ai e ka jetuar këtë frymë”, tha Ueah.
PANORAMASPORT.AL