• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ikonë dhe armik te Milani, rrëfimi unik i Leonardos: Bëra shkollë te Galiani, më bindi Morati në 1 pas mesnate. Më kërcënuan milanistët kur shkova të Interi

05/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Braziliani Leonardo ka qenë për shumë vite një nga figurat dalluese të Milanit. Fillimisht në fushën e lojës e më pas edhe në pozitat drejtuese të kuqezinjve. Me një shkëputje që e çoi atë edhe në pankinën e Interit, ne një periudhë në të cilën ai ka zbuluar vetë se merrte kërcënime të vazhdueshme nga tiozët kuqezi.

dfgdfgdgdggfd

Në një intervistë për “Globoesporte”, drejtuesi brazilian i cili pak kohë më parë u shkëput nga PSG, ka treguar pikërisht hapat e karrierës së tij në Itali dhe ato vite mes dy klubeve të Milanos.

“Mua më pëlqente si shkonin gjërat te Milani, ndryshimi që bëra në fund ishte për shkak të raportit me Galianin. Më ftoi të merrja pjesë në takimet e tij, të merresha edhe me marketing. Gjithçka ndërsa luaja ende, në mendjen time kur isha 32 vjeç do e kisha lënë futbollin. Pastaj për 6 vite ishte si të shkoja në universitet, i qëndrova përkrah, vëzhgoja çfarë ndodhte në klub në çdo nivel, por duke qëndruar gjithmonë pak larg. Bëja shkollë te një person që ka vizon 369 gradë për gjithçka. Galiani di gjithçka për futbollin, ka qenë trajneri më i madh për mua.

Berluskoni? Kisha disa probleme me të. Unë e lashë Milanin pikërisht për shkak të asaj mosmarrëveshje, por mendoj se ishte moment i vështirë për të. Ishte edhe kryeministër, po ndodhnin shumë gjëra. Në fund u largova pasi isha në klub prej 13 vitesh dhe janë cikle që mbyllen. Por po flasim për një person i cili ka revolucionarizuar Milanin, futbollin dhe si sipërmarrës ka bërë gjithçka. E tija është një histori e pabesueshme.

Trajner te dy milanezet? Pas 6 vitesh Galiani më tha të bëhesha trajneri i skuadrës së parë, por nuk dëshiroja. Nuk e shoh veten në atë rol. Ishte një vit i vështirë, superpozitiv në fund.

Si shkova te Interi? Kjo është një histori tjetër. Në vitin 2010 u ndala pasi u largova nga Milani, jo se nuk kisha çfarë të bëja. Ishte një pauzë karriere. Me Masimo Moratin kam pasur gjithmonë një raport shumë të fortë, edhe familjar, pasi te Interi kishte shumë braziliane dhe të gjithë më afroheshin. Në Krishtlindje më telefonoi Morati, i kisha thënë disa herë që nuk mundesha, por atëherë jemi takuar në 1 pas mesnate në shtëpinë e tij dhe aty nuk i shpëtova dot. U përfshiva nga kauza e tij, si gjithmonë veproj instinktivisht, nëse kam të drejtë apo nga emocionet.

Jeta e vështirë në Milano pas ndryshimit? Shumë, shumë. Dhe nuk e prisja kaq shumë pasi lojtarë të tjerë kishin qenë në të dy klubet. Lidhja ime me Milanin ishte më e thellë, çdo ditë ka qenë shumë e rëndë. Pastaj derbi…

sdfsdfsfsfdsdfsfdsf

Kërcënime? Të ndryshime, po t’i harrojmë më mirë. Megjithatë, me kujtohet çfarë më tha Morati, që gjithë ky mobilizim për një person të vetëm, dukej si diçka e bukur”, tregoi Leonardo vitin kur u bë pjesë e klubit zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bilalli të Vardari?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.