Monday, 19. January 2026
Sport

Ilazi të Voska Sport!?

GS 16/01/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Voska Sport për vazhdimin e sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë do të përforcohet me ish-futbollistin e Shkupit, Ardit Ilazi.

Mbrojtësi 23-vjeçar ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Superligën shqiptare vitin e kaluar, por tani po rikthehet si lojtar i Shkupit.

Ilazi më herët ka luajtur për Gostivarin prej nga vjen në futboll, pas së cilës në vitin 2019 kaloi te Shkupi.

Voska Sport synon mbetjen në elitën e futbollit maqedonas.

Teilen: