Friday, 31. July 2026
Sport

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

Dinamo City e Tiranës ka bërë vend në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra që për trajner e ka Ilir Dajën, të enjten në Elbasan fitoi 3:0 ndaj skuadrës sllovene Aluminij. Pasi ndeshja e parë përfundoi 1:1, Dinamo avancoi nga raundi i dytë kualifikues. Lorenco Vila, Klevi Qefalija dhe Fabjan Perndreca i shënuan golat për skuadrën tiranase.

Dinamo në raundin e parë kualifikues e eliminoi skuadrën e njohur nga Kazakistani, Astana.

Teilen: