Iliria ka prezantuar blerjen më të re. Anësori portugez Evandro Gomes është zyrtarisht një lojtar i skuadrës nga Fushë Kruja, që militon në Kategorinë e Parë dhe synon një vend në elitën e futbollit shqiptar.
“KF Iliria ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit portugez Evandro Gomes. 29-vjeçari vjen nga eksperienca e fundit në Valletta FC, pjesë e Superliges Malteze.
Me eksperiencë ndërkombëtare dhe cilësi, Evandro është gati për sfidën e re me fanellën bardhekaltër”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Fushë Kruja.
Teilen: