Thursday, 22. January 2026
Sport

Iljasa Zulfiji lë Dukagjinin, transferohet në Kazakistan, te Zhenis Astana

GS 22/02/2024 2 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e tij të fundit, u përshëndet me gol dhe fitore.
Iljasa Zulfiji, njëri nga futbollistët më të mirë të Dukagjinit në dy vitet e fundit, të enjten e e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për skuadrën nga Klina.

Ai kontribuoi me gol në fitoren e sotme të Dukagjinit ndaj Lirisë (2:1).

Për të ishte kjo ndeshja e fundit me fanellën e klinasve.

Sulmuesi nga Lugina e Preshevës do ta vazhdojë karrierën në Kazakistan.

Zulfiji do të udhëtojë të premten ku pritet të zyrtarizohet së shpejti te Zhenis Astana, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.

Sulmuesi i krahut të djathtë me klubin nga Astana do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, ndërsa kalimin e ka konfirmuar edhe për Tëvë 1.

25-vjeçari ishte pjesë e Dukagjinit nga vera e vitit 2022 dhe ishte ndër më të dalluarit në ekipin e drejtuar nga Armend Dallku.

Ai këtë sezon ka shënuar katër gola në Superligën e Kosovës.

Zulfiji numëron katër gola edhe në katër paraqitje me Dukagjinin në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Te Zhenis Astana luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Arb Manaj, si i huazuar nga Drita.

Teilen: