• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Iljazi: Ta nisim sezonin me fitore  

17/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një pauze dymujore, përgatitje, ndeshje kontrolluese, prurje dhe largime të lojtarëve nga Shkupi, pjesa pranverore e sezonit 2023/24 rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të të elitës së futbollit maqedonas.

“Këtë gjysmë sezon e hapim në shtëpi, ku në stadiumin e Çairit do të jemi nikoqir të skuadrës nga Ohri, Voska Sport, ndeshje që do të luhet të dielën (18 shkurt) në ora 14:00.

Për këtë ndeshje ekipi ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme pas arritjes nga Turqia dhe tani trajneri Mlladen Zhizhoviç, kokëdhembjen më të madhe do ta ketë se për cilin formacion do të vendos që ta fillojë ndeshje, duke marrë parasysh se deri më tani në ekip kanë ardhur nëntë  futbollistë, duke mos llogaritur Ansah që u huazua në kampionatin e ligës së parë turke”, njofton FC Shkupi.

Për ndeshjen e parë të këtij sezoni pranveror ka folur kapiteni i skuadrës së Shkupit, Artan Iljazi, i cili ka thënë se ekipi dëshiron ta nisë me fitore.

“Më gëzon fakti se përgatitjet kanë shkuar me sukses, për faktin se nuk kemi pasur asnjë futbollist të lënduar dhe kështu që jemi gati ta nisim gjysmë sezonin të kompletuar. Sigurisht se gjatë javës së fundit kemi punuar konkretisht për ndeshjen e të dielës, ku do të kemi përballë Voska Sportin. Nuk do të jetë aspak lehtë, pasi që tani të gjitha ekipet kanë ndryshuar dhe kanë formacion pothuajse krejtësisht tjera nga sezoni vjeshtor, por ne jemi me ambicie të hapura për të fituar titullin. Shpresoj që me ndihmën e tifozërisë së flaktë “Shvercerave”, ta nisim me fitore dhe tri pikët të mbesin në  Çair.

Ndeshja Shkupi – Voska luhet të dielën në Çair, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Kërçova Aleksandar Grujoski.

“Në tri takimet e vetme që kemi luajtur deri më tani me Voskën, që të tria i kemi fituar, pra duke pasur një bilanc të qind për qind me ekipin nga Ohri”, shkruan në faqen e FC Shkupit.

Next Post

Gjimshiti me Atalantën fitojnë bindshëm ndaj Sassuolos së Bajramit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.