• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Immobile në Turqi, shok skuadre me Muçin dhe Rashicën

10/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ciro Immobile po përgatitet t’i japë fund aventurës së tij të gjatë te Lazio.

Klubi bardheklatër ka arritur marrëveshje me Beshiktashin për transferimin e sulmuesit italian.

Një aventurë e nisur në vitin 2016 po i afrohet fundit. Immobile u bë jo thjesht kapiten i bardhekaltërve, por edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në të gjithë historinë e klubit.

Negociatat u mbyllën disa ditë më parë, por përshpejtimi vendimtar ndodhi të mërkurën. Sipas asaj që raporton ‘Sky’, Lazio në fakt ka vendosur të pranojë ofertën e Beshiktashit. Kujtojmë që te skuadra nga Stambolli luajnë dy lojtarët shqiptarë: Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Ciro Immobile nuk do të lirohet nga Lazio si lojtar i lirë, por përkundrazi klubit italian do t’i garantohet kompensimi. Kërkesa fillestare për tarifën e Immobiles ishte 5 milionë euro, por palët arritën një marrëveshje përfundimtare mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.

Ciro Immobile do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë me Beshiktashin deri në vitin 2026 (pra të njëjtën kohëzgjatje si kontrata me Lazion). Ai do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.

Në 340 ndeshje zyrtare të luajtura me fanellën e Lazios Immobile theu disa rekorde:

Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Serie A: 169

Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Evropë: 26

Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në garat zyrtare: 207

Lojtari i Lazios ka fituar i shpallur më së shumti golashënuesi më i mirë i Serisë A: 3 (ka barazuar Giuseppe Signorin).

Next Post

LIVE Holandë-Angli 1-1, Kane vendos barazpeshën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.