Në intervistën e realizuar për “Radio Tv Serie A”, Çiro Immobile flet edhe për cilësitë më të mëdha të Simone Inzagit, me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë kur ishin te Lacio.
“Ai arrin të ndërthurë aspektin maniakal të taktikës me një aspekt shumë të rëndësishëm të sjelljes të unitetit të ekipit”, tha ish-kapiteni i Lacios.
“Është thelbësore – vazhdon Immobile – të krijosh një kimi me lojtarët. Nuk po them se ata duhet ta duan njëri-tjetrin ose të jenë miqtë të ngushtë, por kur takoheni, kaloni të gjithë sezonin me shokët e skuadrës. Nëse nuk ka kimi, dëshira për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të fituar së bashku është më e pakët. Inzagi është vërtet i fortë në atë aspekt”.
PANORAMASPORT.AL