• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Imobile sulmohet verbalisht nga një tifoz në sytë e djalit, goleadori i Lacios mediton largimin në verë

15/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është më vetëm një protestë e kufizuar në rrjetet sociale. Këtë herë Çiro Imobile është sulmuar verbalisht nga një tifoz. Ndodhi në mes të trafikut, protagonisti i episodit të pakëndshëm ishte një tifoz i Lacios. Por e keqja është se edhe pse kapiteni u ofendua në publik, përballë djalit të vogël, askush nuk ndërhyri për të qetësuar agresorin.

sarri imobile

Të mërkurën pasdite, Imobile ishte në makinë me Matian, djalin e tij 4 vjeç e gjysmë dhe, në trafik, një burrë doli nga makina e tij dhe ofendoi lojtarin bardhekaltër, i cili nuk donte të reagonte për të mos rrezikuar situata degjeneruese. Të enjten, Xhesika, gruaja e tij, gjithashtu është sharë në rrugë.

Pak muaj më parë Imobile kishte shfaqur një pakënaqësi të caktuar për shkak të kritikave të shumta të marra në rrjetet sociale. Në realitet, në stadium, sulmuesi (206 gola me Lazion, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit) ka qenë gjithmonë i mbështetur nga njerëzit.

Megjithatë, shumë tifozë janë bindur se Imobile, ashtu si shoku i tij i skuadrës, Luis Alberto, i kanë kthyer shpinën Maurizio Sarrit, duke e shtyrë atë të japë dorëheqjen. “Gjithmonë e kam vënë veten në dispozicion të Sarrit – tha sulmuesi në rrjetet sociale në përgjigje të kritikave –. Asnjëherë nuk më ka munguar angazhimi. Për momentin po zhvillohet një fushatë denigruese ndaj meje, nuk e pranoj”.

Megjithatë, tensioni sa vjen e shtohet dhe Imobile po bindet gjithnjë e më shumë se do të largohet nga Roma në verë. Fakti është se tensioni rreth tij po rritet. Dhe nuk kufizohet më në mediat sociale.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sulmuesi shqiptar shënon supergol në kompeticionin amerikan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.