Këto ditë në Milano, ka ndjesi të kundërta në brigjet e lumit Navilji: nga ana zikaltër, ka entuziazëm për ndjekjen e një objektivi historik si “tripleta’”, ndërsa te kuqezinjtë, mund të vërehen me trishtim “kushërinjtë” për një vit që ka dhënë, deri më tani, shumë pak kënaqësi.
Megjithatë, sezoni nuk ka përfunduar ende dhe paradoksalisht, bilanci përfundimtar mund të ofrojë një Milan me dy trofe dhe Inter me zero. Dhe vrapimi i Lautaros më shokët në të gjitha frontet mund t’i ofrojë një asistencë të rëndësishme “Djallit”.
GJYSMËFINALET SI UDHËKRYQ – Tani ka vetëm një ngjarje që mund të ringjallë, të paktën pjesërisht, sezonin e Milanit: ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Italisë me synimin drejt finales në Romë. Konseisao mund të kthejë një sezon negativ duke sjellë në shtëpi dy kupa, duke mposhtur rivalët e tyre historikë në të dyja rastet. Dhe në këtë kuptim, ndjekja e kampionatit dhe Ligës së Kampionëve nga Interi mund të ndikojë në zgjedhjet e formacionit të Inzagit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë: herët a vonë kampionët e Italisë do të detyrohen të bëjnë ndryshime në ciklin e frikshëm, që i pret nga tani deri më 6 maj, data e ndeshjes së dytë kundër Barcelonës, dhe pasojat mund të ndikojnë pikërisht në ecurinë e kupës kombëtare.
Milani do të duhet të jetë gati për një takim që nuk mund dhe as duhet të dështojë. Ndeshja e radhës në kampionat kundër Atalantës, që i paraprin ndeshjes me Interin, do të jetë testi i përsosur për 3-4-3-shin e ri të ideuar nga trajneri portugez. Një rezultat pozitiv kundër Gjimshitit me shokët do të jepte besim dhe bindje të mëtejshme në rrugën e re taktike të ndërmarrë një javë më parë kundër Udinezes. Për më tepër, edhe pse thellësisht të ndryshëm, 3-5-2-ët e Inzagit dhe Gasperinit kanë disa pika të përbashkëta.
KUPA DHE KUALIFIKIM EUROPIAN – Pas Interit, pothuajse me siguri do të ishte edhe Bolonja që të mund të ngrejë trofeun. Megjithatë, “Djalli” nuk mund të bëjë llogaritë dhe duhet të besojë se mund të shkojë deri në fund. Përveç hapjes së kabinetit të trofeut për herë të dytë këtë sezon, fitimi i Kupës së Italisë do t’u garantonte kuqezinjve mundësinë për të luajtur në Ligën e Europës gjatë sezonit të ardhshëm. Një objektiv që mund të arrihej ende përmes kampionatit, por skuadrat e shumta përpara kuqezinjve, aktualisht në vendin e nëntë në renditje, e bëjnë planin e rikthimit më të ndërlikuar. Siç ka ndodhur gjithmonë këtë sezon, gjithçka do të varet nga Milani: kuqezinjtë kanë talentin dhe potencialin për të triumfuar më 14 maj në Romë. Gjithmonë, nëse kalojnë Interin…
PANORAMASPORT.AL