• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Impianti i ri, 70 mijë vende me një kënd prej 38 gradësh. Kardinale mbush 500 ditë si kuqezi, dhurata e re do të jetë… stadiumi

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi “RedBird” njoftoi zyrtarisht blerjen e Milanit më 31 maj 2022 dhe sot, pas 500 ditësh revolucioni, statistikash dhe menaxhimi, prioriteti i madh i Xheri Kardinales është ndërtimi i stadiumit të ri. Një ambient, i cili, ndryshe nga “San Siro”, mund të përdoret edhe 365 ditë në vit për evente të tjera, një hap kyç për të ardhmen e një klubi, tipari dallues i të cilit është bërë lidhja mes sportit, medias dhe argëtimit.

kardinale1

Zona e prekur është ajo në San Donato dhe klubi ka vendosur tashmë afatet: 2025 fillimi i punimeve, 2028 ose 2029 ndeshja e parë. Ideja e pronarit të “djallit” është të ndërtojnë një stadium me rreth 70 mijë ulëse, nga të cilat projektet e para vizuale janë bërë nga studio “Manica” dhe në pritje për të zgjidhur nyjat në lidhje me sistemin rrugor (plani i Milanit do të ishte ai i të pasurit në përdorim pjesë të reja të autostradave, një hekurudhe të përmirësuar dhe një shtrirje të metrosë) dhe të shërbimeve publike në dobi të projektit.

KARAKTERISTIKA – Forma e impiantit të ri duhet të jetë ajo e një drejtkëndëshi oval, me faqe të gjata katrore dhe kthesa të rrumbullakosura dhe unazat do të jenë dy dhe jo më tri. Për më tepër, tribunat do të jenë sa më vertikale, afër 38 gradëve të pjerrësisë siç i ka “mur i verdhë” në “Signal Iduna Park” në Dortmund. Të gjithë sektorët do të kenë hapësirë për personat me aftësi të kufizuara (kjo nuk është e mundur në “San Siro”) dhe në korridoret brenda do të ketë dyqane dhe restorante.

Çatia nuk do të mbulojë fushën dhe nuk do të jetë e lëvizshme. Në zonën e stadiumit, përveç muzeut, hotelit dhe selisë së re, mund të ndërtohet edhe një arenë për koncerte dhe shfaqje teatrore me rreth 3000 vende. Po emri? Për çështje që lidhen me arsye financiare, qëllimi i Milanit do të ishte të mbështetej te një sponsor i cili mund të fitojë të drejtat e emrit të objektit të ardhshëm dhe për këtë arsye gjithashtu të bashkëpunojë në ndërtimin për sa u përket shpenzimeve. Dialogët mes drejtuesve të “djallit” dhe kompanisë ajrore “Fly Emirates” (që tashmë i ka dhënë emrin stadiumit të Arsenalit) për të diskutuar këtë zgjerim të partneritetit tashmë janë duke u zhvilluar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rapidi reagon për lëndimin e rëndë të Rrahmanit: Të gjithë jemi me ty Lewa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.