Tuesday, 3. March 2026
Sport

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

GS 14/07/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollistët e Chelseat dhe PSG-së, janë përfshirë në një përleshje pas përfundimit të finales së Botërorit të klubeve, të cilën e fituan londinezët me rezultatin 3:0.

Madje, në përleshje u përfshi edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i cili shihet teksa ia vendos dorën në qafë Joao Pedros, sulmuesit brazilian që shënoi njërin prej golave të Chelseat.

Sulmuesi më pas rrëzohet në tokë pas këtij veprimi të Enriques dhe këtu shkaktohet një tollovi ku përfshihen edhe të tjerët.

Edhe portieri Gianuligi Donnarumma u përfshi në incident, por ai u qetësua nga bashkëkombësi i tij, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.

 

 

Teilen: