Friday, 13. March 2026
Sport

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

GS 13/03/2026 2 Min. Lesezeit

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka gjobitur me 2 mijë euro dhe ka vendosur që Liria t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme si vendas pa praninë e tifozëve.

Ky vendim vjen pas incidenteve që ndodhën në derbin Liria – Vushtrria, të zhvilluar fundjavën e kaluar në Ligën e Parë.

Njoftimi i plotë nga FFK:

.KF “Liria“. Lëshim në organizim të ndeshjes. Fillimi i ndeshjes u vonua për 2-3 minuta për shkak se tifozët vendas ndezën fishekzjarre në tribunën e stadiumit, duke shkaktuar tym të dendur që gjë pamundësoi fillimin e ndeshjes me kohë. Në min 75 tifozët vendas hodhën fushekzjarre në fushë për çka ndërpritet ndeshja deri në largimin e tyre. Në min 80, 84 tifozët vendas përsëri ndezin fishekzjarre dhe gjuajnë gur dhe shkrepëse në fushën. Në min 89 asistenti i dytë u godit me shkop në kokë nga një tifoz vendas prej tribunës (shkopin ja dha një kujdestar i rendit të ndeshjes prej shtegut të atletikës), për çka ndërprehet ndeshja për disa minuta. Në min 94 nga tifozët vendas prej tribunës hidhen disa shishe të mbushura me ujë si dhe gurë dhe shkrepëse në fushë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Liria –Vushtrria. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 dhe neni 36 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; DËNOHET me 2 ndeshje kampionale si vendas pa shikues.

II. II.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C si dhe neni 18 paragrafi 2 pika B dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Teilen: