Erik ten Hag dhe Markus Rashford mezi flasin me njëritjetrin, ndërsa presioni mbi trajnerin e Mançester Junajtid sa vjen dhe shtohet. Holandezi u zemërua me sulmuesin e tij kur doli për të festuar deri në orët e para të mëngjesit në Belfast muajin e kaluar, ndërsa ai do të humbiste edhe stërvitjen e asaj dite.
Menaxheri ndjeu gjithashtu se lojtari u përpoq ta mashtronte, duke pretenduar se incidenti kishte ndodhur 24 orë më herët se sa ndodhi në të vërtetë. Rashford u ndje keq në 26 janar, 48 orë përpara ndeshjes së “djajve” ndaj Njuportit në Kupën FA.
Por më vonë rezultoi se 26-vjeçar kishte qenë duke pirë dhe nukkishte shkuar në shtrat deri nëorët e para të mëngjesit parase të kthehej me një avion privat në Mançester. Ten Hag uzemërua dhe i kërkoi atij njëshpjegim. Ai e la jashtë ndeshjesme Njuportin, por e riktheu nëtakimin e radhës ndaj Uolvesit, ku Rashford edhe shënoi.
Por”The Sun” zbulon se marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit nuk është riparuar, pavarësisht se Ten Hag ka thënë publikisht se gjithçka është zgjidhur.Stafi i skuadrës është i shqetësuar se raporti mes tyre nuk dotë rikuperohet më si më parë.
PANORAMASPORT.AL