• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Incidenti në derbin me Junajtid, Grilish u godit në fytyrë nga një tifoz që u arrestua pas sulmit

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë është arrestuar dhe akuzuar, pasi Xhek Grilish, mesfushori i Mançester Sitit, është goditur në fytyrë nga një tifoz gjatë derbit të Mançesterit. Grilish po largohej nga fusha pas barazimit 0-0 të dielën, kur një tifoz pranë tunelit, në fund të “Stretford End”, e thirri atë.

Screenshot 2025-04-08 171528

Në pamjet tronditëse, Grilish duket që sulmohet pas këtij momenti, ndërsa “Daily Mail” zbuloi se ka nisur një hetim nga policia. Një burrë 20- vjeçar u akuzua për sulm dhe do të paraqitet përpara gjykatësve të Mançesterit në korrik. Grilish, 29 vjeç, nuk besohet të ketë pësuar dëmtime serioze pas agresionit.

Ai hyri në lojë në vend të Ilkai Gyndoanit në minutën e 74-t. Si Siti, ashtu edhe Junajtid kanë refuzuar të komentojnë për shkak të hetimit. Junajtid thuhet se po bashkëpunon ngushtë me policinë.

Një zëdhënës i Policisë së Mançesterit të Madh tha: “Alfi Holt, 20 vjeç, nga Hevën Drajv, është akuzuar për sulm. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magistratëve të Mançesterit. Kjo akuzë lidhet me një incident që ka ndodhur në klubin e futbollit ‘Old Trafford’ të dielën”. Incidenti ndodhi në fund të një ndeshje të mërzitshme, ku Fill Foden i Sitit po fyhej vazhdimisht nga tifozët e “Djajve”. Pas ndeshjes, trajneri i Sitit, Pep Guardiola, tha se fyerjet për nënën e lojtarit të Anglisë tregonin “mungesë klasi”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës më 12 prill

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.