Saturday, 16. May 2026
Sport

Incidenti në “Maracana” – momenti kur portieri i Argjentinës godet policin që rrahte tifozët argjentinas

GS 22/11/2023 1 Min. Lesezeit

Derbi kualifikues i Kupës së Botës mes Brazilit dhe Argjentinës u la në hije nga trazirat e dhunshme në tribuna.

Ndeshjes i ka paraprirë një përplasje e ashpër mes tifozëve të Argjentinës dhe policisë braziliane në tribunat e stadiumit të famshëm “Maracana”, përcjell lajmi.net.

Policia u vërsul në tribuna dhe pa mëshirë goditi me shkopinj tifozët mysafirë.

Kjo gjë ka zemëruar futbollistët e Argjentinës, të cilët dolën në mbrojtje të tifozëve të tyre.

Kamerat kanë regjistruar sesi Emiliano Martinez, portieri më i mirë në botë dhe heroi i Botërorit në Katar, mbronte tifozët nga policia.

Martinez vrapoi dhe kërceu gardhin, më pas goditi një oficer policie që po rrihte me shkop mbështetësit e Argjentinës.

Ndryshe, takimi në fushë i takoi Argjentinës që triumfoi 0:1 ndaj Brazilit./Lajmi.net/

Teilen: