Home Blog Page 1428

Feronikeli e demolon Kek-un, Drita ndahet në paqe me Trepçën ’89

0

 
 Feronikeli e ka demoluar Kek-un në javën e 28-të në Superligën e Kosovës. 

  

 

 

Feronikeli ka fituar 4 me 0 në udhëtim te Kek-u.

Golin e parë për skuadrën nga Drenasi e shënoi Carioca Jean në minutën e 28-të, gjersa Kastriot Rezha shënoi dy gola të tjerë nga penalltia (30’ dhe 44’+1), raporton lajmi.net.

Feronikeli e vulosi fitoren në minutën e 80’, duke shënuar për 4 me 0 ndaj Kek-ut.

Në anën tjetër, Drita ka barazuar me Trepçën ’89, 1:1.

Pas javës së 28-të Feronikeli është rikthyer në pozitën e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina në të dytin.

Ndërsa Drita është në të katërtin me 46 pikë, gjersa Trepça ’89 në vendin e gjashtë me 38 pikë. /Lajmi.net/

 

   

 


Everton e turpëron Man Utdn

0

 
 Manchester United është turpëruar në javën e 35-të në Premierligë. 

  

 

 

Everton e ka mposhtur 4 me 0 Manchester Unitedin në kuadër të Premierligës.

Golin e parë për ‘Toffes’ e shënoi Richarlisson në minutën e 13’-të, ndërsa Sigurdsson e dyfishoi epërsinë në të 28’-in, raporton lajmi.net.

Pjesa e dytë për Manchester Unitedin filloi edhe më keq, pasi Everton shënoi edhe dy gola të tjerë.

Lucas Digne shënoi golin e tretë në minutën e 56’-të, ndërsa fitoren e vulosi Theo Walcott (64’).

Pas xhiros së 35-të, Manchester United është në vendin e gjashtë me 64 pikë, ndërsa Everton në të shtatin me 49 sosh. /Lajmi.net/

   

 


Formacionet zyrtare: Cardiff City – Liverpool

0

 
 Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Cardiff City – Liverpool. 

  

 

 

‘The Reds’ do të kenë testin e radhës kundër skuadrës së Neil Warnock, në udhëtim, në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Jurgen Klopp konsiderohen si favoritët absolut në takimin nga i cili kërkojnë asgjë më pak sesa tri pikët.

Fitorja është rruga e vetme për Liverpool që të kthehen në krye të tabelës, ku përkohësisht po qëndron Manchester City.

Ndeshja mes Cardiff dhe Liverpool do të luhet me fillim nga ora 17:00. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë takim. /Lajmi.net/

Cardiff:

Liverpool:

 


Seedorf ka një këshillë për Zidane

0

 
 Clarence Seedorf ka dhënë një këshillë për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane. 

  

 

 

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve kanë luajtur një sezon të tmerrshëm, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, si dhe duke mbetur në pozitën e tretë në La Liga (deri në këtë pikë sezoni).

Por, legjenda holandeze, Clarence Seedorf, duket se ka gjetur problemin e skuadrës dhe ka dhënë një këshillë për trajnerin francez.

Ish lojtari i skuadrave se Milan dhe Real Madrid ka thënë se Zidane duhet të kthejë ‘urinë’ e ‘Los Blancos’.

“Është shumë e kuptimtë që skuadra zgjodhi atë rrugë (emërimin e Zidane). Është një sfidë e re, një ditë e re. Ka harmoni të mirë me të dhe lojtarët” ka thënë Seedorf, transmeton lajmi.net.

“Është akoma ky sezon dhe është e vështirë, kështu që duhet rindërtuar aspekti mental i skuadrës. Duhet të ngjallet uria, të vihen synimet e reja të cilat nuk kanë të bëjnë thjeshtë me Ligën e Kampionëve, por edhe me lojën dhe fitoret” ka thënë tutje holandezi.

Seedorf beson se eksperienca e Zidane si një nga më të mirët në botë do të vazhdojë të kryej punë në punën e tij si trajner i Real Madrid. /Lajmi.net/

   

 


Formacionet zyrtare: Real Madrid – Athletic Bilbao

0

 
 Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Real Madrid – Athletic Bilbao. 

  

 

 

Skuadra e Zinedine Zidane do të jetë nikoqire e baskëve në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 33-të në La Liga.

‘Los Blancos’ kërkojnë tri pikët në mënyrë që të vazhdojnë garën për së paku vendin e dytë në tabelë, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, me fillim nga ora 16:15.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare të dy skuadrave për këtë takim. /Lajmi.net/

Real:
 

Bilbao:
 

   

 


Lemar shpreson se Griezmann do të qëndrojë tek Atletico

0

 
 Atletico Madrid po synon vendin e dytë në La Liga këtë edicion, por dëshira edhe më e madhe është që ta kenë Antoine Griezmann edhe për sezonin e ardhshëm. 

  

 

 

Këtë dëshirë e ka shprehur edhe Thomas Lemar, i cili shpreson se fituesi i Kupës së Botës do të jetë lojtar i Atletico edhe sezonin e ardhshëm.

Griezmann sezonin e kaluar ishte kërkuar me ngulm nga skuadra e Barcelonës, por francezi kishte vendosur të nënshkruante vazhdimin e kontratës me skuadrën nga ‘Wanda Metropolitano’.

Por, pas eliminimit të madrilenëve nga Liga e Kampionëve dhe pas shkëputjes së Barcës në La Liga, mediet spanjolli raportonin se sulmuesi është bërë pishman për vendimin e tij, duke ringjallur zërat për një kalim të tij në ‘Camp Nou’.

Gjithsesi, përkundër këtyre zërave, ylli tjetër i Atletico Madrid, Thomas Lemar, shpreson se francezi do të vazhdojë qëndrimin e tij në skuadrën aktuale.

“Nëse doni të dini për të ardhmen e tij, ju duhet ta pyesni atë” ka thënë Lemar për ‘Telefoot’, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk di asgjë fundja. Shpresoj që ai të qëndrojë. Unë sapo kam nënshkruar, nuk bëjë asnjë pyetje momentalisht” ka thënë tutje lojtari.

Lemar ka shënuar një gol të rëndësishëm për Atletico këtë fundjavë, që ishte i vlefshëm për tri pikët, në fitoren 1:0 kundër Eibar.

Ky ishte vetëm goli i tretë i Lemar në 26 paraqitje në La Liga, që kur ka nënshkruar kalimin e tij nga Monaco. Ai ka shtuar edhe dy asistime për shokët e skuadrës. /Lajmi.net/

   

 


Valencia jep shenjat që po largohet nga ‘Old Trafford’ pas 10 viteve qëndrim

0

 
 Antonio Valencia ka kaluar dekadën e fundit me skuadrën e Manchester United, por duket se në fund të këtij sezoni ai do të largohet nga ‘Old Trafford’. 

  

 

 

Kapiteni aktual i Man United ka konfirmuar në mënyrë të tërthortë se do të largohet nga ‘djajtë e kuq’ gjatë kësaj vere, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në 10 vitet e tij me skuadrën e Manchester United, lojtari ka arritur që të fitojë gjashtë trofe me skuadrën, përfshirë dy tituj të Premierligës.

33 vjeçari iu bashkua skuadrës së United nga Wigan Athletic në vitin 2009, për shumën e 20 milionë eurove dhe që atëherë ka regjistruar 338 paraqitje me skuadrën.

Por, ky me gjasë do të jetë sezoni i fundit që ai do të mbajë fanellën e skuadrës me më së shumti tituj të kampionit në Angli.

Zërat për largimin e lojtarit i forcon edhe më shumë vet ekuadoriani, i cili në ‘Tëitter’ ka postuar një fotografi me mbishkrimin ‘Thank You’ (Faleminderit), përcjell lajmi.net.

Paraqitja e fundit e Valencias për Man Utd ishte më 1 janar, kur ai luajti 90 minuta të mira në fitoren 2:0 në ‘St James Park’.

Solskjaer nuk ka kalkuluar shumë në Antonio Valencia, por ai mund të jetë startues në një nga ndeshjet e fundit të United, duke pasur parasysh edhe suspendimin e Luke Shaw. /Lajmi.net/

 


Guardiola nuk kursen lëvdatat për Liverpool

0

 
 Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk ka  kursyer lëvdatat për rivalin e Premierligës, Liverpool. 

  

 

 

Spanjolli ka thënë se ‘The Reds’ janë një nga skuadrat më të mira që ai ka parë ndonjëherë në jetën e tij.

Guardiola me skuadrën e tij janë në një garë shumë të ngushtë me Liverpool, ku aktualisht gjendën në pozitën e parë me një pikë më shumë sesa skuadra e Klopp, e cila sot luan ndeshjen me Cardiff ku me tri pikët eventuale do të kalonte në krye të tabelës.

Përkundër këtij rivaliteti, ish trajneri i Bayern Munich dhe Barcelonës nuk ka kursyer fjalët e mira për skuadrën e Jurgen Klopp.

“Titulli është në duart tona. Çdo ditë me këta lojtarë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ne do të luftojmë deri në fund” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ne do të shohim se sa larg mund të shkojmë. Ne po luftojmë me Liverpoolin më të mirë ndonjëherë, me një nga skuadrat më të mira që kam parë në jetën time” ka thënë tutje spanjolli.

Testi i radhës për skuadrën e Pep Guardiolas do të jetë më i vështiri i mbetur (në letër). Të mërkurën skuadra e tij do të përballet me rivalët e qytetit, Manchester United. /Lajmi.net/

   

 


Formacionet zyrtare: Everton – Manchester United

0

 
 Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Everton – Manchester United. 

  

 

 

‘Djajtë e kuq’ luajnë në udhëtim në ‘Goodsion Park’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Tri pikët do të jenë shumë të nevojshme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi ata janë në luftë për një vend në top katërshe.

Everton në anën tjetër do të synojë befasinë njësoj siç bëri në ndeshjen me Arsenal.

Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 14:30. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare të të dy skuadrave për këtë ndeshje. /Lajmi.net/

Everton:

Man Utd:

 


Alisson: Liverpool nuk po ndjenë presion, jemi të fokusuar

0

 
 Portieri brazilian i Liverpool, Alisson Becker, ka thënë se skuadra e tij është e qetë në garën për titullin e Premierligës. 

  

 

 

Becker insiston se skuadra e tij nuk po ndjenë aspak presion, përkundër faktit se ata janë në garë për dy trofe shumë të rëndësishëm.

Liverpool po synon triumfin në Premierligë, triumf që nuk e njeh për 29 vitet e fundit, si dhe është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Me gjithë mundësinë e artë, portieri brazilian insiston se skuadra po i merr ditët me qetësi dhe është pa presion.

“Nuk ka presion. Është një ndjenjë që e di se ti ke mundësinë për të fituar, një ndjenjë përgjegjësie” ka thënë Alisson, transmeton lajmi.net.

“Ne luajmë në një skuadër të madhe si Liverpool, me tifozë pasionantë, të cilët interesohen shumë për Premierligën, por edhe për Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje ish anëtari i Romës.

“Kështu që ne ndjejmë përgjegjësi, por ne e marrim me qetësi dhe provojmë të luajmë sa më mirë që mundemi në fushën e blertë” ishin fjalët e Alisson Becker.

Liverpool ka në maksimum edhe shtatë ndeshje për të luajtur këtë edicion dhe nëse ata fitojnë në të gjitha këto, ata me garanci do të fitojnë një titull. /Lajmi.net/