Carlos Alcaraz përmbush misionin, mund norvegjezin Casper Ruud pas dy setesh, me rezultatin 6-1, 7-6. Ndeshja zgjati 1 orë e gjysmë dhe tani spanjolli kalon në çerekfinale të Masters 1000 të Indian Wells për të pestin vit radhazi.
Numri 1 i botës kaloi një provë të rëndësishme (asnjë shans për break dhe 88% të pikëve të fituara me të parën e shërbimit). Alcaraz arrin kështu fitoren e 33-të radhazi në çimento dhe mbetet i pathyheshëm në 2026-ën.
Spanjolli do të ndeshet me britanikun Cameron Norrie, të cilin e mundi në Paris-Bercy. Norrie mundi Rinky Hijikata me rezultatin 6-4, 6-2.
Është kualifikuar edhe Daniil Medvedev, që mundi Alex Michelsen 6-2 dhe 6-4. U mbyll me përmbysjen e Jack Draper sfida e jashtëzakonshme kundër Novak Djokoviç. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-4, 4-6, 6-7 në favor të britanikut, pas 2 orë e 37 minutash lojë. Në ndeshjen e 6-të pas dëmtimit, Draper vazhdon mbrojtjen e titullit në Indian Wells.
Te femrat kanë kaluar turin Iga Swiatek, e cila eliminoi Karolina Muchova 6-2 dhe 6-0, dhe Jessica Pegula, që kaloi Belinda Bençiç 6-3, 7-6.