• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Infantino: Eshtë e qartë se futbolli është i gjallë dhe po lulëzon në vendin tuaj

28/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përshëndetur Mbrëmjen Gala “Topi i Artë” me anë të një video-mesazhi, duke vlerësuar arritjet e futbollit shqiptar gjatë vitit 2024. Presidenti i FIFA-s, Infantino, thekson se përfaqësimi dinjitoz gjatë “Euro 2024”, krijimi i akademisë “Elite Youth Development Academy” dhe plot ngjarje të tjera shoqëruan vitin 2024, ndërsa i uron sukses Kombëtares në edicionin e ri kualifikues për Kupën e Botës.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit të FIFA-s, Infantino: “I dashur President, I dashur Armand, të dashur miq dhe kolegë të Federatës Shqiptare të Futbollit, çfarë viti ka qenë 2024-a për futbollin shqiptar!

Ka shumë gjëra për t’u festuar këtë mbrëmje. Mund ta imagjinoj se si çdo tifoz shqiptar anembanë botës është ngazëllyer dhe frymëzuar nga performanca e Kombëtares në EURO 2024.

Rikthimi në EURO për herë të dytë në tre edicione ishte një arritje e shkëlqyer dhe, në një grup jashtëzakonisht të fortë, ekipi duhet t’ju ketë bërë të gjithëve shumë krenarë.

Me 16 vende tani të disponueshme për ekipet europiane në Kupën e Botës FIFA 2026, duhet të jeni vërtet optimistë për të bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në turneun final.

I uroj trajnerit Sylvinho dhe të gjithë lojtarëve të tij, fat të mbarë për kualifikueset e ardhshme. Dhe, sigurisht, ekipi Kombëtar i vajzave duhet të jetë po aq ambicioz me qëllimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për Vajza FIFA 2027 në Brazil.

Suksesi në fushë është, sigurisht, rezultat i punës së palodhur të Federatës Shqiptare të Futbollit jashtë fushës, nën drejtimin e Presidentit Duka.

Next Post

“Ndaj Barcelonës masim veten”, trajneri Gasperini: Dhuratë nga Atalanta? Është me të vërtetë bezdisëse që…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.